www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Komuna e Sarajit me më së shumti premtime të mbajtura”/Bexheti: Qeveria të përkrahë projekte në të mirë të banorëve

Posted on October 10, 2023 by User User1

Në analizën e Institutit për Demokraci dhe Analiza Ekonomike “IDEA” doli se komuna e Sarajit është komuna shqiptare me më së shumti premtime të mbajtura, përcjell TV21. Për këtë, kreu i kësaj komune, Blerim Bexheti tha se bëhet fjalë kryesisht për projekte infrastrukturore, ndërsa bëri thirrje deri tek Qeveria që t’i mbështes projektet tjera për hir të kohës, që të realizohen më shpejtë.

“Ne mundohemi që projektet t’i realizojmë dhe normalisht përpiqemi që të kemi realizim sa më të mirë. Të gjitha projektet që pritet të realizohen në periudhën që është para nesh, këto janë projekte infrastrukturore, kanalizime, ujësjellës, rrugë, parqe e kështu me radhë. Të gjitha këto janë të dobishme. Mendoj se edhe Qeveria duhet të jetë koshiente, dhe të përkrahë projekte në të mirë të banorëve të komunës së Sarajit në aspekt kohor, në mënyrë që të kapet koha e duhur që të kemi standarde më të mira infrastrukturore për banorët e komunës së Sarajit”, tha mes tjerash Bexheti.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara