www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Brad Pitt lejon fqinjin 105-vjeçar të jetojë pa qera në vilën e tij $39milionë, ‘derisa të vdesë’

Posted on October 10, 2023October 10, 2023 by User User1

Shumë nga ne vrasin mendjen si do të ishte po të ishim të pasur e të famshëm por vetëm pak e zbulojnë në të vërtetë.

Dhe në fakt një 105-vjeçar ka mundur të shijojë jetesën prej superstari në vilën 39 milionë dollarëshe të aktorit Brad Pitt, deri në fund të jetës së tij.

Megjithëse nuk dihet sa vite jetë i kanë mbetur ende fqinjit 105 vjeçar të aktorit, gjesti tij u përcoll nga mediat si një virtyt i larte per qiraxhiun e tij.

Aktori i filmit të njohur të aksionit ‘Mr and Mrs Smith’ e kishte blerë vilën në 1994, për vetëm $1.7 milionë nga ish-aktorja Cassandra Peterson.

Pasi jetoi gati tre dekada në këtë rezidencë, Pitt vërejti se në zonë po bëheshin shumë ndërtime dhe nisi te blinte shtëpitë fqinje.

Prandaj dhe duke ndjerë keqardhje për qiraxhiun e tij të moshuar që i kishte vdekur gruaja, bëri marrëveshjen që i lejonte të jetonte aty sa të kishte jetë .

Peterson shton se Pitt kishte blerë të gjitha shtëpitë që dilnin në shitje në rrugën e tij, shumicën e të cilave e jepte me qera.

Në një prej tyre banonte burri që asokohe ishte në të 90-at, të cilit kur i vdiq gruaja pronari aktor e lejoi të jetonte pa qera derisa të vdiste.

Gruaja shton: “Burri i moshuar ishte shumë i sjellshëm por nuk besoj se Pitt kishte menduar se ai do të jetonte deri në 105 vjeç. Unë besoj se Brad ka thënë me vete, le të jetojë derisa të vdesë, duke menduar se kjo do të ndodhte shumë shpejt.”

Peterson shtonte më tej për eksperiencën e saj si fqinje e aktorit.

Kur gruaja dilte me qentë e saj ajo kujtonte që shihte Pitt pranë shtëpisë dhe kjo i shkaktonte shumë efekt.

Ajo kujton: “Kaloja pranë garazhit të Brad dhe ai ishte aty me pantallona të shkurtra, mua sa s’më ranë të fikët”.

“Ai më flet, ‘Hej, ç’kemi si je?’ ndërsa unë nuk mund të flisja, skuqesha nga turpi. Ai është shumë i pashëm, dhe për më tepër i sjellshëm.”

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara