www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bytyqi për kthimin e Gruevskit: Jam për zbutje të dënimit, por jo për amnisti të plotë

Posted on October 10, 2023October 10, 2023 by User User1

Nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi dje në TV21 i pyetur nëse Qeveria mund të bëjë pazare për vota në këmbim të kthimit të Nikolla Gruevskit, ai tha se është i gatshëm që në të mirën e shtetit të pajtohet për kushtet e vendosura për të.

“Unë jam i pari që ulem dhe bisedoj për pajtim, nëse rezultati i atij pajtimi mund të sjellë një të ardhme më të qartë për vendin dhe gjeneratat e ardhshme që duhet të jetojnë këtu”, tha Bytyqi dhe sqaroi se është përfshirë edhe kthimi i Gruevskit për të cilën ai tha se “pajtimi nuk do të thotë amnisti”. “Pajtimi mund ta zbusë disi dënimin. Nuk ka falje të veprave”.

Ai përsëriti se kryeministri i parë shqiptar mbetet pjesë e marrëveshjes mes partnerëve nga koalicioni LSDM – BDI dhe nuk e përjashtoi atë nga kryerja e këtij funksioni, nëse propozohet për të.

“Ajo mund të kthehet vetëm me një marrëveshje të re mes dy liderëve të dy partive që kanë bërë këtë marrëveshje. Dora e zgjatur për marrëveshje mbetet dorë e zgjatur dhe mbetet që në 100 ditët e fundit të ketë një kryeministër shqiptar”, tha Bytyqi.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara