www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Eden Hazard pensionohet në moshën 32 vjeçare

Posted on October 10, 2023 by User User1

Eden Hazard sapo ka njoftuar pensionimin nga futbolli. Superylli belg e ka marr këtë vendim në moshën 32 vjeçare.
Në njoftimin e dhënë në profilin e tij në Instagram, Hazard ka thënë se ka realizuar ëndrrën e tij.

“Pas 16 vitesh dhe më shumë se 700 ndeshjeve të luajtura, kam vendosur t’i jap fund karrierës si futbollist profesionist.
Unë arrita të realizoj ëndrrën time, kam luajtur dhe jam argëtuar në shumë fusha në mbarë botën.
Gjatë karrierës sime kam pasur fatin të takoj menaxherë, trajnerë dhe shokë të mirë të skuadrës, faleminderit të gjithëve për këto kohë të mrekullueshme, do të më mungosh të gjithëve.
Gjithashtu dua të falënderoj klubet për të cilat kam luajtur: LOSC, Chelsea dhe Real Madrid dhe falenderoj RBFA për përzgjedhjen time belge.
Një falenderim i veçantë për familjen time, miqtë e mi, këshilltarët e mi dhe njerëzit që më kanë qenë pranë në kohë të mira dhe të këqija.
Së fundi, një falenderim i madh për ju, fansat e mi, që më keni ndjekur gjatë gjithë këtyre viteve dhe për inkurajimin tuaj kudo ku kam luajtur.
Tani është koha për të shijuar kohen me të dashurit e mi dhe për të pasur përvoja të reja.
Shihemi së shpejti jashtë fushës miqtë e mi” shkruan Hazard në njoftimin e tij.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara