www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ali Ahmeti  dhe Danela Arsovksa sot në Rashçe për promovimin e punimeve ndërtuese për përmirësimin e sistemit të ujsjellësit 

Posted on October 10, 2023October 10, 2023 by User User1

Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti informon qytetarët se sot në lokacionin e Rezervoarit në Rashçe, do të bëhet promovimi i punimeve ndërtuese, për përmirësimin e sistemit të ujsjellësit. 

Postimi i plotë:

📢 Të nderuar banorë

🏗️ 🚰 Sot në ora 14:00, në lokacionin e Rezervoarit në Rashçe, do të bëhet promovimi i punimeve ndërtuese, të cilat vijojnë për përmirësimin e sistemit të ujsjellësit në komunën tonë.

Të pranishëm në këtë event do të jenë Kryetarja e Qytetit të Shkupit, znj. Danella Arsovksa dhe Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti.

Ftojmë banorët që të marrin pjesë në këtë event për tu informuar më detajisht në lidhje me projektin, i cili do të zgjedh një problem jetik për banorët e vendbanimeve: Rashçe, Kopanicë, Bojanë, Bukoviç, Çajlanë dhe Semenisht.

Projekti kap vlerën prej 172.055.514 den me TVSH dhe finansohet nga Qyteti i Shkupit.

🕒 Koha: 14:00

📍 Lokacioni:  https://maps.app.goo.gl/GLVKBUXbfUW8mPT86

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara