www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

1,000 policë bastisin 3 ‘favela’ në Rio de Janeiro në operacionin e ashpër kundër bandave të drogave

Posted on October 9, 2023October 9, 2023 by User User1

Policë brazilianë të armatosur rëndë bastisën mëngjesin e sotëm zonën Mare në Rio de Janeiro, në një shfaqje të ashpër force kundër bandave që dominojnë komunitetet e varfra e të mbipopulluara.

Qeveria e shtetit të Rio tha se mobilizoi 1,000 agentë në tre zona në veri dhe perëndim të Rio de Janeiro — Complexo da Mare, Vila Cruzeiro e Cidade de Deus – që konsideroheshin bastione të kartelit Comando Vermelho, më i fuqishmi në zonë.

Aksione të tilla janë periodike për policinë dhe ushtrinë vendase për të ndaluar fuqizimin e bandave në zonat e varfra, që shpesh dominojnë tregtinë e drogave,  cka shoqërohet me dhunë e përlasje.

Megjithë disa programe paqësimi e rehabilitimi të qeverisë, zonat problematike gradualisht bien përsëri në kontrollin e bandave prej mundësive të pakta ekonomike dhe të arsimit.

Operacione të tilla janë shoqëruar shpesh me protesta e ankesa ngavendasit për dorë të ashpër nga policia, teksa viktima të dhunës e arrestimeve kanë mbetur shpesh banorë të pafajshëm.

Pamjet e shpërndara nga rrjetet vendase tregojnë shpesh policë me pushkë të mëdha, në autoblinda apo motorë që vërshojnë mes rrugicave të ngushta të favelave.

Dhjetra ose qindra të arrestuar raportohen pas çdo aksioni të policisë, shumë prej të cilëve mohojnë akuzat apo lidhjet me bandat.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara