www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Zvicra u bën thirrje Hamasit dhe Izraelit të mbrojnë civilët

Posted on October 9, 2023October 9, 2023 by User User1

Zvicra u ka bërë thirrje Hamasit dhe ushtrisë izraelite që të mbrojnë civilët, duke thënë se “de-përshkallëzimi është prioriteti”, transmeton Anadolu.

“Zvicra dënon sulmet tronditëse, duke përfshirë aktet e terrorit dhe sulmet me raketa nga Hamasi kundër Izraelit”, thuhet në një postim në rrjete sociale të misionit zviceran në OKB.

Kjo erdhi pasi dje Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbylli konsultimet e tij mbi situatën në Izrael dhe Gaza.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të mbrojnë civilët dhe të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare. De-përshkallëzimi është prioriteti”, thuhet në postim.

Grupi i rezistencës me seli në Gaza, Hamasi, të shtunën herët nisi operacionin “Tufani i Aksasë” kundër Izraelit, duke lëshuar një breshëri raketash. Ai tha se sulmi i befasishëm ishte në përgjigje të sulmit ndaj Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe rritjes së dhunës së kolonëve.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara