www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Terrori: Izraeli vret fëmijë dhe shkatërron një xhami

Posted on October 8, 2023October 8, 2023 by User User1

Aviacioni izraelit vazhdoi gjatë natës bombardimin e Rripit të Gaza-s të bllokuar, si hakmarrje ndaj Hamasit. Por ndërsa ky i fundit nuk ka dëmtuar ndonjë sinagogë, e njëjta gjë nuk ndodh me ushtrinë izraelite, kriminaliteti i së cilës shënjestron dhe objekte kulti islam.

Kështu, ushtria izraelite bombardoi xhaminë El-Emin Muhammed që ndodhet në pjesën perëndimore të Gaza-s, e cila u shkatërrua plotësisht, transmeton Anadolia.

Sipas dëshmitarëve okularë janë goditur ndërtesat e institucioneve, bankat, ndërtesat e banimit, objektet e përdorura nga grupet e armatosura palestineze, si dhe stadiumi dhe objektet fetare.

Ushtria izraelite tha se objektivat e sulmit ishin vende të përdorura nga Hamasi.

Sipas informacioneve të publikuara deri më tani, nga pala izraelite u vranë 300 persona, ndërsa në Gaza 256 persona, nga të cilët 20 fëmijë.

Izraeli mbrëmë ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike në Gaza dhe më pas është njoftuar se është ndaluar furnizimi me mallra të konsumit dhe karburant.

Pas sulmit të djeshëm të Hamasit, ushtria izraelite njoftoi se ka nisur sulmet në Rripin e Gaza-s me dhjetëra avionë luftarakë. Në sulmet, ndërtesat dhe ndërtesat shumëkatëshe u shkatërruan plotësisht, ku në mesin e të vrarëve kishte fëmijë.

Por kjo është mëse normale për Izraeli. Nga ana tjetër, ata që e etiketojnë Hamasin si “terrorist”, nuk thonë se sa fëmijë izraelitë janë vrarë nga ky grupim.

Pos kësaj, e drejta është nën anën palestineze, pasi më e pakta Izraeli shkel rregullisht rezolutat e OKB-së me ndërtim të paligjshëm vendbanimesh hebreje duke rrëmbyer toka palestineze, si dhe sulmon rregullisht, me dhunë apo fetarisht, xhaminë Al Aksa, vendin e tretë të shenjtë të Islamit. 

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara