www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, sulmohet verbalisht në Beograd 

Posted on October 8, 2023 by User User1

Ambasadori i SHBA-së, Christopher Hill është sulmuar verbalisht nga disa gra nëpër rrugët e Beogradit derisa ka ecur me bashkëshorten e tij. Derisa e kanë fyer me fjalë të rënda, gratë ‘protestuese’ e kanë filmuar për 10 minuta Ambasadorin për rolin e tij në vitin 1999 kur ishte bombarduar Serbia.

Hill ishte njëri nga negociatorët amerikanë që kishte provuar të gjejë një zgjidhje paqesore për Kosovën e Serbinë. Por, Millosheviq i kishte hedhur poshtë të gjitha ofertat që kishte çuar në bombardimin e Repupublikës Federale të Jugosllavisë.

Hill ka filluar punën si ambasador i SHBA në Beograd në mars të vitit të kaluar. Si duket reputacioni i tij tek serbët është ende ai i ‘bombarduesit’ të Serbisë.

“Populli serb e përkrah Rusinë, populli serb nuk i përkrah nazistëte Ukrainës”.”Po shëtisni i lirë në tokën serbe derisa po sundojnë tradhtarët”, ” Kosova dhe Metohija do jenë përgjithmone serbe”, kanë qenë disa nga fjalët ndaj Ambasadorit i cili kohë pas kohe ka kontrolluar telefonin e tij dhe i paprovokuar ka ecur drejt një muzeu.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara