www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

U detyrua të bëhet ‘gardian’ i portës: Giroud flet për pritjen vendimtare që bëri si portier i Milanit

Posted on October 8, 2023October 8, 2023 by User User1

Milani ka shfrytëzuar barazimin e Interit ndaj Bolognas, duke fituar sonte ndaj Genoas për t’u bërë lider në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli fitoi në udhëtim, teksa ndeshja i takoi javës së tetë në elitën e futbollit italian.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Luigi Ferraris” përfundoi me rezultatin 0:1.

Vëmendje nga kjo ndeshje mori edhe paraqitja e Olivier Giroudit si portier i “Kuqezinjve”. Madje, sulmuesi francez bëri një ndërhyrje vendimtare në fundin e ndeshjes, për të mbajtur portën e paprekur.

Giroud u detyrua të bëhej “gardian” i portës së tij, pasi portieri i Milanit, Mike Maignan (90+9′), u përjashtua direkt me karton të kuq.

Pas ndeshjes, 37-vjeçari duke qeshur për “Sky Sport Italia” tha: “Nuk kam përjetuar kurrë një moment si ky!”.

“Jam shumë krenar për ekipin, luftuam deri në fund, bëra një pritje të mirë! Isha me fat edhe me traversën. Ne luftuam si luanë dhe jam shumë i lumtur për tifozët”, shtoi ai.

Rreth ndërhyrjes që bëri pasi mori rolin e portierit, Giroud tha: “Pothuajse, nuk isha i sigurt nëse do të ishte një goditje me kokë apo jo, kështu që mendova të shkoja dhe më mirë të isha atje sesa të qëndroja në vijë. Nuk i kam lëvizjet e portierit, por këtë e kam ndjerë. Më dhemb vërtet krahu, por është mirë. Më pëlqente të futesha në portë kur isha fëmijë, prandaj u zgjodha”.

Gjatë kohës sa ishte portier, Giroud mbajti veshur fanellën e Maignan, për të cilën tha se do ta ruajë si kujtim.

“Unë po e mbaj këtë fanellë tani, po e kornizoj”, deklaroi Olivier Giroud.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara