
Zërat njerëzor shkaktojnë frikë më të madhe tek kafshët e egra sesa zërat e luanit ka thënë një studim në Afrikë të Jugut
Shkencëtarët kanë lëshuar inqizime të njerëzve duke biseduar normalisht nëpërmjet autoparlantëve në gropat ujore të Parkut Nacional të Krugerit. Rreth 95% e kafshëve ishin të frikësuar tej mase nga zëri njerëzor dhe iknin menjëherë ndërsa inqizimet me zëra luanësh shkaktuan shumë më pak frikë tek kafshët tjera.
Zërat njerëzor që studiuesit lëshuan ishin të gjuhëve lokale që fliten në atë rajon. Në momentin e lëshimit të zërave të luanëve disa elefant kërkuan konfrontimin me to. Studimi del në përfundim se kafshët si antilopa, elefantët, gjirafat, leopardët dhe derrat e egër nëpërmes kontaktit me njerëzit kanë kuptuar se kontakti me ta është shumë i rrezikshëm si pasoj e gjuetisë, armëve dhe përdorjes së qenjëve për zënien e tyre, raporton BBC.
Sipas studimit ky fenomen ndodh edhe jashtë Parkut Nacional të Krugerit duke treguar një fenomen që kafshët frikësohen nga njeriu më shumë se nga predatorët tjerë.
