www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gjërat më kancerogjene dhe më të rrezikshme për shëndetin që i keni në shtëpinë tuaj 

Posted on October 7, 2023October 7, 2023 by User User1

Ekspertët thonë se këto gjëra janë kancerogjene dhe të rrezikshme për shëndetin.

Kjo sepse janë të mbushura plot me toksina dhe substanca tjera të dëmshme, transmeton Telegrafi.

1. Freskuesit e ajrit
Freskuesit e ajrit kanë qenë temë e shumë studimeve, ku shumë prej tyre kanë konfirmuar se janë të dëmshme.
Ndër përbërësit kancerogjenë që gjenden te freskuesit e ajrit, janë: benzeni, acetoni, limoneni, stireni, tolueni, diklorobenzeni, etj.

2. Qirinjtë me aromë
Studime të ndryshme kanë treguar se këta qirinj mund të lirojnë substanca toksike për fëmijët, të cilat janë kancerogjene dhe mund të shkaktojnë çrregullime hormonale.

3. Perdet e dushit
Nën ndikimin e avullit dhe nxehtësisë, këto perde lirojnë përbërës të dëmshëm kimikalë që mund t’jua dëmtojnë kanalet e frymëmarrjes, mëlçinë dhe sistemin nervor. Veç kësaj, ato po ashtu janë kancerogjene.

Kjo keqësohet më shumë nga fakti se gjatë një dushi të nxehtë, poret e lëkurës hapen dhe ju i absorboni më shumë substancat e dëmshme.

4. Folia e aluminit
Alumini që gjendet në folie mund të depërtojë në ushqim dhe pastaj mund të shpije në dëmtim të pankreasit, zorrëve ose fshikëzës. Ky element po ashtu mund të kontribuojë në zhvillimin e sëmundjeve të sistemit nervor, alergjive, e madje edhe kancerit.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara