www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rusja që jeton 80 vjet me një gjilpërë 3-centimetërshe në tru

Posted on October 7, 2023 by User User1

Një grua e moshuar në Rusi ka jetuar tërë jetën me një gjilpërë 3 centimetër të gjatë në trurin e saj, kanë zbuluar mjekët gjatë ekzaminimit. Mjekët besojnë se 80-vjeçarja ishte viktimë e tentim-vrasjes sa ishte foshnje nga prindërit e saj, dhe kanë thënë se nuk do të provojnë ta heqin gjilpërën pasi kanë frikë se gjendja mund t’i keqësohet. “Raste të tilla gjatë viteve të urisë nuk kanë qenë të pazakonta”, ka thënë departamenti i shëndetësisë në rajonin Sakhalin.

Prindërit e saj me gjasë vendosën ta vrisnin fëmijën e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi panë se gjilpëra 3-centimetërshme ishte në trurin e saj “që nga lindja”. Kjo metodë përdorej shpesh për të fshehur provat e krimit, tha departamenti. Mungesa e ushqimit ishte e përhapur në Bashkimin Sovjetik gjatë luftës dhe shumë njerëz jetonin në varfëri, shkroi Guardian.  “Gjilpëra depërtoi në lobin parietal të saj të majtë, por nuk pati efektin e synuar – vajza mbijetoi”, departamenti lokal i shëndetësisë tha, duke shtuar se pacientja nuk ishte ankuar kurrë për dhimbje koke dhe nuk ishte në asnjë rrezik.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara