www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Stoltenberg: Trupat e NATO-s janë të gatshme për të ruajtur paqen në Kosovë

Posted on October 7, 2023October 7, 2023 by User User1

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se trupat e NATO-s janë të gatshme për të ruajtur paqen në Kosovë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë për gazetën gjermane “Welt am Sonntag”, Stoltenberg tha se situata në Kosovë është shqetësuese. Duke vënë theksin se nuk do të lejojnë rikthimin e dhunës në vitet 1990, Stoltenberg theksoi: “Dëshiroj të them hapur se njësitë e NATO-s janë të gatshme të ruajnë paqen në Kosovë”.

Pasi kërkoi nga Serbia dhe Kosova të rikthehen në dialogun e zhvilluar nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE), Stoltenberg deklaroi se kjo është rruga e vetme për të arritur në paqen e përhershme.

Lidhur me kërcënimin e Moskës për përdorimin e armës taktike bërthamore në luftën e Ukrainës, kreu i NATO-s e cilësoi si “plotësisht të papërgjegjshme” retorikën bërthamore të Rusisë dhe vuri në dukje se rreziku i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia është i ulët.

“Rusia është e vetëdijshme se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet kurrë dhe se nuk duhet të fillohet kurrë. Sigurisht që vazhdojmë të ndjekim nga afër aktivitetet e Rusisë. NATO është aleancë bërthamore dhe parandalimi bërthamor funksionon prej 75 vitesh”, tha Stoltenberg.

Ai shtoi se pritet që Rusia të kryejë më shumë sulme ndaj rrjetit të energjisë së Ukrainës gjatë muajve të dimrit. “Mbrojtja ajrore është shumë e rëndësishme për të mbrojtur jetët e ukrainasve”, tha Stoltenberg.

Kreu i NATO-s foli edhe për zgjedhjet në Poloni dhe punimet për formimin e qeverisë në Sllovaki.

“Sllovakia dhe Polonia janë mbështetëse të besueshme të Ukrainës. Që të dy vendet sigurojnë për Kievin pajisje të rëndësishme ushtarake, përfshirë avionët luftarakë. Si do që të jenë qeveritë në të ardhmen në Bratislavë dhe në Varshavë, aleatët e NATO-s do të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku”, tha Stoltenberg.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara