www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Qyteti i Shkupit filloi me fazën e dytë të rregullimit të parqeve në Komunën e Aerodromit 

Posted on October 7, 2023October 7, 2023 by User User1

Qyteti i Shkupit ka filluar me fazën e dytë të rregullimit të parqeve të reja në Komunën e Aerodromit përgjatë bulevardit ASNOM me sipërfaqe të përgjithshme prej 27.000 metra katrorë, me peizazh të përshtatshëm, sipërfaqe me bar, fidane, belveder dhe rrjet të ri hidrantesh për ujitjes.

Kryetarja e komunës Danela Arsovska sot ka inspektuar rregullimin e parkut të ri dhe shtigjet e reja përgjatë bulevardit ASNOM, të cilat do të lehtësojnë qasjen e qytetarëve.

Parkun e ndërtojnë ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit, NP Parqe dhe gjelbërime dhe NP Rrugë dhe rrugica, ekipet e të cilave sot bashkarisht filluan mbjelljen e fidanëve të rinj.

Qyteti i Shkupit projektet nga programi i zgjedhur nga qytetarët i realizon në vazhdimësi, i cili përmban kërkesat kryesore për përmirësimin e cilësisë së jetës, mjedisin, rritjen e gjelbërimit të qytetit dhe sipërfaqeve të parkut, theksojnë nga Qyteti i Shkupit.

Lajmet e fundit…

  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP
  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara