www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Të paktën 89 të vdekur pas sulmit me dron në Siri

Posted on October 7, 2023October 7, 2023 by User User1

Numri i të vdekurve nga një sulm me dron në një ceremoni diplomimi në një akademi ushtarake në Sirinë qendrore është rritur në të paktën 89, duke përfshirë 31 gra dhe pesë fëmijë, tha dje në mbrëmje ministri i Shëndetësisë i Sirisë, Hassan Al-Ghobash. “Numri i të plagosurve është rritur në 277”, shtoi ai.

Deri më tani, qeveria siriane nuk ka dhënë një numër zyrtar përfundimtar të viktimave si rezultat i sulmit me dron.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) me bazë në Britaninë e Madhe, i cili ka dokumentuar dhunën në Siri që nga kryengritja në 2011, tha se më shumë se 120 persona kishin vdekur.

Si hakmarrje, qeveria siriane u përgjigj me bombardime të forta në zonat në Idlib dhe fshatrat perëndimore të Alepos, të cilat janë ende nën kontrollin e rebelëve.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara