www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Magjia do të studiohet në universitetin e Anglisë

Posted on October 7, 2023October 7, 2023 by User User1

Universiteti i Exeterit në Angli do të ofrojë mundësinë për të studiuar mbi magjinë, historikun e saj dhe ndikimi në shoqëri e shkencë. Programi njëvjeçar i masterit do të nisë në shtatorin e 2024-s, e siç ka raportuar BBC, lëndën do ta ligjërojnë akademikë me ekspertizë në histori, letërsi, filozofi, arkeologji, sociologji, psikologji, dramë e fe. Universiteti ka bërë të ditur se është i vetmi që synon ta kombinojë studimin e historisë së magjisë me një gamë kaq të gjerë të lëndëve të tjera.

“Një rritje e interesimit së fundmi për magjinë dhe okultizmin brenda dhe jashtë akademisë është në qendër të pyetjeve më urgjente të shoqërisë sonë. Dekolonizmi, eksplorimi i epistemologjive alternative, feminizmi dhe antiracizmi janë në thelb të këtij programi”, ka deklaruar profesori Emily Selove, njëherit iniciues i drejtimit. Ai ka shtuar se studimi i magjisë do t’i përgatisë studentët për karrierë në mësimdhënie, këshillim, mentorim pune në trashëgimi dhe muze, punë në biblioteka, turizëm, organizata arti dhe në industrinë botuese.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara