www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mbi 250 migrantë shpëtohen në brigjet e Libisë

Posted on October 6, 2023October 6, 2023 by User User1

Një anije shpëtimi që operon në brigjet e Libisë shpëtoi 258 emigrantë në dy operacione të ndara në mëngjesin e premtes.

I pari nga dy operacionet përfshiu një varkë prej druri 7 metra të gjatë të mbushur me 162 emigrantë, përfshirë 17 gra dhe 29 të mitur, shumë prej tyre në një zonë të mbyllur poshtë kuvertës, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Varka kishte një motor, por pa sistem navigimi, tha Fulvia Conte, koordinatorja e shpëtimit për anijen Geo Barents, e cila drejtohet nga shoqëria bamirëse humanitare Mjekët pa Kufij.

Grupi i sirianëve dhe egjiptianëve kishin kaluar orë të tëra në det.

“Shumë prej tyre ishin nën kuvertë, në barkun e varkës, një vend që është edhe më i pasigurt për sa i përket ventilimit”, tha Conte për Associated Press.

Shpëtimi i dytë përfshiu 96 njerëz në një varkë të ngjashme prej druri, duke përfshirë nëntë fëmijë sirianë.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara