www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Spanjë, Osmani vazhdon fushatën kundër Serbisë, bind Holandën: Llogari për aktin terrorist!

Posted on October 6, 2023October 6, 2023 by User User1

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vazhdon takimet me liderë europianë në Granada të Spanjës, ku po mbahet samiti i liderëve të bllokut. 

Këtë samit, kryetarja e shtetit Kosovar e ka kthyer në një mundësi për një fushatë shënjestrimi të Serbisë, si përgjegjëse të tensioneve të reja në veri.

Përmes një postimi në platformën X, ajo vetë e bëri të ditur se është takuar me kryeministrin holandez, Mark Rutte, me të cilin ka diskutuar pikërisht situatën e sigurisë në vend.

“Rutte theksoi domosdoshmërinë për t’i kërkuar llogari Serbisë për aktin e saj terrorist dhe aktin e agresionit kundër Kosovës, i cili paraqet kërcënim për paqen dhe sigurinë në të gjithë rajonin”, ka shkruar ajo.

Sot është dita e dytë e punimeve të samitit të Komuniteti Politik Europian. Të enjten Osmani i takua edhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministrin britanik Rishi Sunak, presidentin francez, Emmanuel Macron e kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Ajo ka dhënë edhe deklarata për mediat ndërkombëtare, duke i informuar mbi situatën aktuale dhe sulmin e 24 shtatorit, ndërsa refuzoi takimin me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, duke insistuar që më parë të vendosen sanksionet ndaj Beogradit.

Osmani i artikuloi hapur akuzat se Serbia po përpiqet të aneksojë veriun e Kosovës në një plan “të stilit të Krimesë”, siç veproi presidenti rus Vladimir Putin në vitin 2014, ndërsa Vuçiç, thotë se vendi i tij nuk kishte asnjë synim për të sulmuar këdo qoftë në rajon. Burimet diplomatike në BE pohojnë se diskutimet në ditën e dytë të samitit do të fokusohen edhe tek situata në Kosovë dhe tensionet me Serbinë. Të njëjtat burime pohuan se ka një presion të madh nga shumë kanë thënë se ekziston një presion nga shumë vende anëtare që të vendosen masa ndaj Beogradit.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara