www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bislimoski: Do të ketë vendim për çmimin e ngrohjes qendrore kur të marrim një konfirmim të fortë për montimin e tubit të ri të ngrohjes në “Bellasicë”

Posted on October 6, 2023October 6, 2023 by User User1

Vendimin për çmimin e ngrohjes qendrore do ta marrim kur zyrtarisht do të marrim siguri të fortë se do të montohet gypi i ri i ngrohjes në urën “Bellasicë” dhe se do të fillojë të realizohet ai projekt, ndërsa tashmë sipas informatave që kam nuk ka asnjë problem mes EMV-së dhe Qytetit të Shkupit. Me atë vendim nuk do të lejojmë asnjë goditje çmimi për konsumatorët e energjisë termike në Qytetin e Shkupit, tha sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) Marko Bislimoski.

“Shkupi do të ketë ngrohje qendrore, kjo nuk ishte asnjëherë në diskutim. Ajo që KRRE këmbëngul është që ajo të jetë me kosto shumë më të ulëta dhe KRRE nuk do të devijojë nga kjo. Shkupi edhe me infrastrukturën ekzistuese që ka me dy termocentralet mund të furnizohet me energji termike pa asnjë tubacion dhe nuk do të ketë asnjë problem sa i përket furnizimit me energji termike. E gjithë kjo për të cilën po reagojmë është që të na vijë sa më shumë energji termike nga TE-TO për të ulur kostot e gjithë sistemit, tha Bislimoski në përgjigje të një pyetjeje para fillimit të Forumit Ekonomik  “Nga kriza deri në zgjidhje: A jemi bërë ekonomi më elastike sot? organizuar nga Fajnans tink.

Ai theksoi se TE-TO siguron energji termike që është 2,5-3 herë më e lirë se çmimi i termocentraleve në qytetin e Shkupit.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara