www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pse është shumë e rëndësishme me nis ditën me qëllime pozitive?

Posted on October 6, 2023October 6, 2023 by User User1

Në këtë jetë, pothuajse gjithçka lidhet me qëllimet tua. Kur ti e drejton fokusin tek e mira – do të shihni më shumë gjëra të mira.

Shpesh, ne jemi kaq të nxituar saqë nuk e kuptojmë se nuk po e jetojmë vërtetë jetën tonë, por thjesht po kalojmë kohë. Në vend që të hidhesh nga shtrati dhe të nxitosh drejt asaj që duhet të bësh… merr frymë.

Merre këtë moment për me fresku mendjen, trupin dhe trurin tënd me gëzimin që jeton brenda teje. Dita jote është zgjedhja jote.

Ridrejto mendjen tënde tek ajo që është e mirë dhe kjo do të bëjë të gjithë ndryshimin. Bëje këtë duke gjetur përgjigje për pyetjen – ‘çfarë është e mirë në jetën time tani?’ Merre një moment për me mendu për këtë dhe fillo ditën me qëllim dhe pohime pozitive si: ‘Sot do të jetë ditë e mirë. Sot do të jem prezent dhe sot do të jem i lumtur‘. 

Ti vendos se çfarë lloj dite do të kesh. Nëse fokusi yt drejtohet thjesht drejt stresit dhe lodhjes, ti do tërheqësh pikërisht këto gjëra negative gjatë ditës. Drejto mendjen tënde drejt gjërave më të mira dhe pozitive në jetë.

Beso se çdo ditë është një ditë e re, e freskët dhe e pastër. Ti mundesh me piktu çfarë të duash, pavarësisht se çfarë ndodh. Ti je artisti i jetës tënde, shto pak ngjyra, pak gëzim dhe pak jetë!

Lajmet e fundit…

  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP
  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara