www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rama dhe Osmani relaksojnë raportet, shihen me humor të mirë

Posted on October 5, 2023 by User User1

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar fotografi nga takimet e tij gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës.

Ndër  shumë fotografi të postuara në Facebook, Rama ka zgjedhur edhe një foto me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku shihen në humor të mirë.

Ndryshe, gjatë takimit të Komunitetit Politik Evropian që mbahet në Spanjë, Rama tha se duhen marrë masa për të parandaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.

“Luftë është fjalë e madhe, por para se të jetë tepër vonë, masa duhen marrë. Ne po e ndjekim situatën nga shumë afër dhe e rëndësishme është që ka një vullnet të mirë, është gjë e mirë që NATO ka shtuar prezencën KFOR-in në veri sepse kufiri atje është bërë shumë transparent dhe shpresojmë që dialogu do të vijojë”, është shprehur Rama.

Ai tha se është “shumë i shqetësuar për shkak se rreziku sa vjen dhe shtohet nga viti në vit”.

Më tej, Rama tha se për Bashkimin Evropian do duhet të ishte e mjaftueshme për ta dënuar Serbinë, për aq kohë sa vendosën që të shpallin ditë zie për vdekjen e terroristëve që vranë policin në Kosovë.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara