www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

U mbajt turneu ndërkombëtar i karatesë ”Tetova Open 2023”

Posted on October 5, 2023October 5, 2023 by User User1

Në organizim të klubit të Karatesë “Fati” dhe në bashkëpunim me Federatën e Karatesë së Maqedonisë së Veriut sot, në Tetovë u mbajt edicioni jubilar i 20-ti me radhë Turneu ndërkombëtar i karatesë “Tetova Open 2023”, ku morën pjesë 478 garues nga disa vende të rajonit.

Në edicion jubilar “Tetova Open”, morën pjesë garues të të gjitha moshave nga të gjitha klubet e Maqedonisë së Veriut, garues nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe Bujanocit dhe Bullgaria. Turneun të hapur e shpalli kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami.

“Sot është mision i gjithë globit që sa më shumë të përkrahim sportin sa më shumë të përkrahim aktivitete sportive nëpër shkolla dhe sigurisht edhe aktivitetet sportive profesionale përmes klubeve te ndryshme dhe garave te cilat sot jemi pjesë të një turneu ndërkombëtarë të karatesë” – tha Kasami.

Organizatori i turneut Arlind Huseini mbeti i kënaqur me pjesëmarrjen dhe cilësinë e karatesë që dëshmuan talentët e këtij sporti.

Organizatori ndau mirënjohje për mbështetësit e këtij turneu dhe ekipet pjesëmarrëse. Nuk u harruan as edhe gazetarët e sportit. Në mesin e tyre edhe gazetari i sportit në Klan Maqedoni, Shaban Sinani.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara