
Çmimi Nobel për Letërsi i është dhënë norvegjezit Jon Fosse
Sekretari i përhershëm i Akademisë Suedeze Mats Malm dha këtë çmim të enjten në Stockholm.
Ky çmim vjen me një shpërblim prej rreth 11 milion kronorave suedez apo rreth 1 milion dollar. Fituesit gjithashtu fitojnë një medalje të arit 18 karat dhe një diplomë në ceremoninë e çmimeve që do të mbahet në dhjetor.
Jon Fosse ka lindur në Haugesund të Norvegjisë. Në moshën 7 vjeçare ai përjetoi një aksident që ia rrezikoi jetën seriozisht gjë e cila ka ndikuar shkrimet e tij më vonë. Ai ka studiuar letërsinë komperative në Universitetin e Bergenit.
