www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Takim i ministrit Spasovski me euroambasadorin Gir: Jemi të përkushtuar në organizimin e suksesshëm të Forumit ministror për drejtësi dhe punë të brendshme në Shkup

Posted on October 5, 2023October 5, 2023 by User User1

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe sekretarja shtetërore, Magdalena Nestorovska realizuan takim pune me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dejvid Gir, si dhe me zëvendës-shefin e ri të Delegacionit të BE-së në vend, Ben Nupnau.

Minsitri Spasovski me këtë rast i shprehi falenderim ambasadorit Gir për përkrahjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të MPB-së dhe të Delegacionit të Bashkimit Evropian në një numër të madh të projekteve të përbashkëta si dhe për mundësinë e takimit të sotëm që të bisedojnë për më shumë çështje me interes të përbashkët.

“Në takim, mes tjerash, u bë fjalë edhe për koordinimin e MPB-së së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe MPB-së të Mbretërisë së Spanjës në Konferencën e ardhshme të ministrave të drejtësisë dhe të punëve të brendshme në kuader të BE-Ballkani Perëndimor e cila në periudhën 26 dhe 27 tetor do të mbahet në Shkup, kurse ministri Spasovski e theksoi përkushtimin në organizimin e Forumit, për të dytën herë në vendin tonë dhe gjatë kësaj duke e informuar ambasadorin Gir se janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet e nevojshme në drejtim të organizimit të këtij eventi të rëndësishëm për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njoftuan sot nga MPB.

Spasovski dhe Gir biseduan edhe për tema aktuale në periudhën e ardhshme ndër të cilat edhe për zgjedhjet e ardhshme kurse në drejtim të mbrojtjes nga sulmet kibernetike. Me atë rast, ministri Spasovski theksoi se kjo është sfidë për të gjitha institucionet, për Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, kurse nga aspekti i MPB-së në Departamentin për Parandalimin e Kriminalitetit Kompjuterik, ekziston ekipi i cili 24 orë punon në mbrojtjen nga sulmet e këtilla. Ai informoi edhe për koordinimin e shtuar ndërinstitucional, përkatsësiht për formimin e trupit koordinativ në nivel të Qeverisë, si dhe për atë se me NATO skriningun tani më janë detektuar pikat e dobëta.

Lajmet e fundit…

  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP
  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara