www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

India në garë me kohën për të shpëtuar 102 të zhdukur në përmbytjet

Posted on October 5, 2023October 5, 2023 by User User1

Autoritetet indiane janë në garë me kohën për të shpëtuar njerëzit pas përmbytjeve në shtetin verilindor të Sikkim, duke lënë 102 të zhdukur, përfshirë 22 pjesëtarë personel të ushtrisë.

Qeveria e shtetit tha se 14 njerëz vdiqën gjithashtu pasi nga reshjet e mëdha afër një liqeni u shkaktuar përmbytje masive.

Zyrtarët shtuan se mbi 3,000 turistë ishin të bllokuar në pjesë të ndryshme të shtetit.

Qindra oficerë të kërkim-shpëtimit janë vendosur në të gjithë shtetin.

Kryeministri Narendra Modi tha se ai foli me kryetarin e zonës, Prem Singh Tamang, të mërkurën dhe e siguroi atë për të gjithë mbështetjen e mundshme.

Diga e Liqenit Lhonak u dëmtua të martën në mbrëmje pas një reshjeve të mëdha të shiut, kjo çoi në një rritje alarmante të ujit në lumin Teesta në Luginën Lachen.

Përmbytja u përkeqësua pasi uji u lëshua nga një digë aty pranë në lumë. Një zëdhënës i mbrojtjes tha se kishte një rritje të papritur të nivelit të ujit.

Gati 14 persona u bllokuan në tunelet e digës, tha një zyrtar shtetëror.

Ushtria indiane ka nisur një operacion masiv kërkimi për të gjetur dhe shpëtuar të zhdukurit. Zyrtarët thanë se një ushtar ishte shpëtuar të mërkurën mbrëma dhe ishte në gjendje të qëndrueshme, shkruan BBC.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara