www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Presidentja Osmani mbërrin në Spanjë: a do të ket takim me Vucicin?

Posted on October 4, 2023October 4, 2023 by User User1

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në Spanjë, ku do të merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, ndërsa është raportuar se edhe mund të ketë një takim në mes të Presidentes Osmani dhe homologut serb, Aleksandër Vucic

Osmani ka thënë se në këtë samit do të diskutoj për sfidat e sigurisë në Kosovë pas aktit të agresionit të Serbisë.

“Kemi arritur në Granadë për samitin e Komunitetit Politik Europian. Në takime me kolegët liderë, do të diskutoj sfidat e sigurisë në Kosovë pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të ritheksoj angazhimin tonë për thellimin e bashkëpunimit me aleatët për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjate”, tha Osmani në X.

Ndërsa sot, gazeta britanike “The Guardian” ka shkruar se liderët evropianë po mundohen të ndërmjetësojnë një takim mes presidentes Vjosa Osmani, dhe Aleksandar Vucic.

“Vucic dhe Osmani do të marrin pjesë në një samit në Granada të 51 liderëve evropianë të enjten dhe burimet thonë se ka përpjekje për t’i bërë bashkë ata pavarësisht armiqësisë politike midis dy vendeve”, shkruan artikulli i “The Guardian”.

Ndryshe, Samiti fillon nesër në Spanjë ku 47 krerë shtetesh dhe qeverish janë ftuar të marrin pjesë në këtë në këtë takim, përfshirë 27 vendet anëtare të BE’së.




Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara