www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Prej sot aplikimi për kartën e gjelbër të SHBA-së

Posted on October 4, 2023October 4, 2023 by User User1

Të gjithë qytetarët e interesuar prej sot nga ora 18 deri më 7 nëntor të këtij viti deri në orën 18, mund të regjistrohen falas në lotarinë për kartën e gjelbër për vitin 2025.

Kandidatët munden të paraqiten në ueb-faqen zyrtare të Departamentit amerikan të shtetit https://dvprogram.state.gov/.  ku ka udhëzimet e plota.

Rekomandojmë kandidatët të aplikojnë më herë dhe personalisht t’i përgatisin dhe paraqesin raportet e tyre. Kandidatët mund të kërkojnë ndihmë nga ana e një personi të tretë i cili do ta dorëzojë aplikimin në emrin e tij, mirëpo për një person mund të ketë vetëm një aplikim, thuhet në kumtesë.

Secili kandidat është përgjegjës për të dhënat e tij dhe nëse infomacionet e paraqitura në aplikim janë të plotë dhe të saktë. Vendosja e të dhënave të pasakta ose të paplota mund të çojë në skualifikimin e kandidatëve edhe nëse zgjidhet si fitues.

Pa dallim nëse aplikimi është dorëzuar personalisht apo me ndihmën e ndonjë avokati, shoku ose familjari, secili kandidat mund të dorëzojë vetëm një aplikim personal. Dorëzimi i më shumë aplikimeve personale do të sjell skualifikimin nga lotaria.

Secili kandidat duhet ta vulos dhe ta ruaj faqen e aplikimit pas plotësimit të aplikacionit që të mund ta kontrollojë. Gjithashtu, secili kandidat duhet ta ruaj numrin e tij të vetëm deri në 30 shator të vitit 2025, pa dallim nëse do të jetë i zgjedhur që në fillim. Ky numër është mënyra e vetme për ta kontrolluar nëse kandidati është zgjedhur.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara