www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Presidenti i Inter Miamit i bën një premtim të madh Lionel Messit, kjo do t’i pëlqejë argjentinasit dhe tifozëve të Barcelonës

Posted on October 3, 2023 by User User1

Lionel Messi është bashkuar me skuadrën amerikane Inter Miami gjatë afatit kalimtar veror, përkundër se Barcelona tentoi rikthimin e tij në Camp Nou.

Megjithatë problemet financiare të gjigantit katalunas bën që Lionel Messi të mos mund të rikthehet në Camp Nou.

Ylli argjentinas ka ëndërr për t’u përshëndetur me tifozët e Barcelonës dhe tani ka marrë një premtim se kjo ëndërr do t’i bëhet realitet.

Presidenti i Inter Miamit, Jorge Mas ka thënë se ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij do ta bëj të pamundurën që të aranzhoj një miqësore me Barcelonën për t’i dhënë Messi fund karrierës së tij.

“Largimi nga Barcelona nuk i pëlqeu Messit, ai nuk mundi t’i thoshte lamtumirë klubit të tij, i cili e priti si fëmijë, rrethanat nuk ishin ato që donte Leo”, tha Mas në një intervistë për revistën ‘El Club del Deportista’.

“Do të bëj gjithçka që është e mundur për t’i dhënë atij mundësinë për t’u thënë lamtumirë tifozëve të tij në Barcelonë. Inter Miami do të shkojë në Barcelonë ose do të luajmë diku tjetër”, deklaroi Mas.

Presidenti i Inter Miamit ka thënë se kishin tentuar transferimin e Messit edhe në vitin 2019, por një gjëje të tillë nuk ia arritën shkaku i kushteve ekonomike.

“Gjithmonë kam dashur ta merrja Leon. Të gjithë më thanë se isha i çmendur që mendoja se ai do të vinte tek Inter Miami me gruan dhe fëmijët e tij. Në vitin 2019, në një takim me babanë e tij dhe David Beckhamin, ne i shpjeguam projektin për tre orë. I thashë: “Djali yt do të ketë mundësinë të krijojë një trashëgimi të re, sepse do të jetë në gjendje të ndryshojë një sport në një vend”.

Lajmet e fundit…

  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara