www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mickoski: Kamçevi nuk e ka financuar VMRO-DPMNE-në

Posted on July 24, 2023July 24, 2023 by User User1

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se Jordan “Orce” Kamçev nuk ka qenë financues i partisë që udhëheqë ai. Sipas Mickoskit, ai nuk gjendet në listën e dhuruesve financiarë. “Nuk e mbaj mend që ka qenë dhurues sepse nga raportet e revizionit që janë të qasshme për publikun, emri i këtij personi nuk gjendet aty”, tha Mickoski.

Ai duke komentuar listën e zezë amerikane tha se vlerëson angazhimin e ndërkombëtarëve, theksoi se ka pasur takime edhe me Ramiz Merkon, por që sipas tij, ata nuk janë problemi, por problemi është mosveprimi i institucioneve. “Unë gjithashtu disa herë jam takuar edhe me kryetarin e komunës së Strugës, z.Ramiz Merkon, por të jem i sinqertë, edhe më herët kam thënë edhe tani e them, nuk vlerësoj se problemi kyç është as personin që ju e përmendët, as kryetari i Strugës. Nëse personi që ju përmendët është i përfshirë atë lloj të veprimeve, atëherë pyetja është se ku është i korruptuari, në cilën listë janë. Mendoj se punët duhet t’i shohim hapur dhe ta shohim në fytyrë të vërtetën. Deri sa përpiqemi të politizojmë dhe të bëjmë politikë të imët, atëherë nuk do të shkojmë përpara. Ne duhet të shënjëstrojmë se kush janë të korruptuarit, edhe pse të korruptuar janë edhe politikanë, gjykatës, prokurorë, ose persona tjerë nga jeta publike. Atëherë duhet ta shohim në cilën listë janë dhe sa më parë atë listë ta sheh publiku”, tha Mickoski./koha

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara