www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gjyqi i mashtrimit ndaj ish-presidentit të SHBA-së, Trump: Gjueti shtrigash!

Posted on October 2, 2023October 2, 2023 by User User1

Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump u shfaq sërish në dyert e gjykatës për t’u përballur me akuzat për mashtrim civil, nën synimin për të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

Gjyqi i mashtrimit, një nga disa betejat ligjore kundër 77-vjeçarit, mund të ndalojë potencialisht ish-presidentin të bëjë biznes në shtetin e New York-ut. Kjo situatë konsiderohet si kërcënim për perandorinë e biznesit të Trump.

Edhe këtë herë ish-lideri amerikan nuk kurseu ironitë për rivalët, të cilët i akuzon për të gjithë organizimin e shkeljeve të pretenduara, nën arsyetimin se kërkojnë të pengojnë kandidaturën për zgjedhjet e ardhshme, në të cilat ai kërkon të marrë sërish drejtimin e vendit.

Donald Trump në deklaratën për mediat tha se gjyqi i tij për mashtrim është një “gjueti shtrigash”, njëkohësisht e quajti prokurorin e përgjithshëm të shtetit që e ngriti çështjen “të korruptuar”.

Ndër të tjera ia shtoi se ky gjyq mund të ishte bërë vite më parë por kanë gjetur momentin në mes të fushatës elektorale.

Gjykatësi i New York-ut, në akuzat e drejtuara Trump dhe dy djemve të tij, raporton se ata kryen mashtrime duke shtuar vlerën e pasurive të paluajtshme dhe aseteve financiare të Organizatës së tij për vite me radhë.

Nga ana tjetër prokurorja e përgjithshme kërkon 250 milionë dollar, njëkohësisht heqjen e Trump dhe djemve të tij nga menaxhimi i perandorisë familjare të biznesit.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara