www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“2 mijë serbë janë larguar nga Kosova muajin e fundit, faraoni Vuçiç abdikoi”, deputetët opozitarë në parlamentin serb kritika pushtetit

Posted on July 24, 2023July 24, 2023 by User User1

Duke debatuar në Parlamentin e Serbisë, deputetja opozitare Tatjana Milivojeviç, ka deklaruar se rreth 2 mijë serbë janë larguar nga Kosova vetëm në muajin e fundit.

“Në muajin e fundit nga Kosova janë larguar 2000 serbë”, tha ajo, derisa ishte në replikë me Marina Ragush, deputete e partisë në pushtet.

Ajo tha se informacioni i saj është i sigurt dhe se “qytetarët duhet ta dinë”.

Akuzoi edhe Vuçiç-in se po e udhëheqë Serbinë “në një mënyrë të çmendur”, duke aluduar në tensionet e vazhdueshme në Serbi, përfshirë edhe situatën me Kosovën.

Milivojeviç nuk ka shpalosur se nga i ka shifrat për largimin e 2 mijë serbëve.

Institucionet në Kosovë nuk kanë konfirmuar një numër të tillë largimesh.

Kosova vazhdimisht bëhet temë në parlamentin serb, veçanërisht kohëve të fundit, kur shpërthyen tensionet, që kulmuan edhe me protesta të dhunshme në fund të muajit maj, pas zgjedhjeve të mbajtura në katër komuna në Veri dhe bojkotimit nga serbët.

Kolegë të Milivojeviç gjithashtu kanë folur për situatën me Partinë Progresiste në Serbi, që deri vonë udhëhiqej nga presidenti aktual, Aleksandër Vuçiç.

“Abdikoi edhe faraoni Vuçiç nga kreu i partisë, nuk i duheni më ju, ‘bots’ dhe shushunja që ushqeheni me paratë e qytetarëve të Serbisë. Po iu bie rejtingu, mbulesa e SNS-së padyshim po bie. Kështu thonë qytetarët e Serbisë, ju ka ardhur fundi”, tha një nga deputetet opozitar, në debatin që po vazhdon në parlamentin serb./Koha.tv

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara