www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Spekulimet për video-skandalin, Luana Vjollca reagon sërish në hyrje të emisionit: Sikur të mos kishte shpifje, intriga dhe kaq shumë urrejtje

Posted on October 2, 2023 by User User1

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes.

Kjo pasi ajo u përfol nga disa media se është protagoniste në një video intime ,e cila tashmë ka filluar të qarkullojë në internet.

Por një gjë të tillë e ka hedhur poshtë vet këngëtarja dhe moderatorja, përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku tregonte se mungesa e tatuazheve në krahëror, është dëshmi që ajo nuk është vajza që prezantohet në video.

E duket se një çështje të tillë, moderatorja e njohur ka vendosur ta trajtojë edhe në hyrje të episodit më të fundit të programit të saj, “Love Island Albania”.

Ajo e nisi me një fjalim, ku mes rreshtave la të kuptohej se ishte e zhgënjyer nga shpifjet e bëra në drejtim të saj, ndërsa shprehej se sa e bukur do të ishte jeta nëse njerëzit do të bënin të kundërtën.

“Imagjinoni të dashur miq se sa e bukur do të ishte kjo jetë, kjo botë nëse nuk do të kishte shpifje, intriga dhe kaq shumë urrejtje. Dhe sa e bukur do të ishte nëse vendin e tyre do ta zinte dashuria, respekti dhe e vërteta”, tha Luana.

Moderatorja dhe këngëtarja përndryshe ka sjell për herë të parë formatin “Love Island” në trevat shqiptare, duke e kthyer në pak kohë në një spektakël mjaft të pëlqyer dhe të ndjekur me interesim nga vendasit.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara