www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Qëndrimi ulur, armik i jetëgjatësisë

Posted on October 2, 2023October 2, 2023 by User User1

Qëndrimi ulur është zakoni i cili duhet të hiqet për të pasur jetë më të gjatë. Një studim që është bërë në vitin 2018 i publikuar në “Journal of the American Medical Association”, ka treguar se shumë njerëz shpenzojnë kohën më të madhe të ditës duke qëndruar ulur. 

Sipas studimit, ata që qëndrojnë ulur kanë jetë relativisht më të shkurtër se sa ata që kanë aktivitete ditore të çfarëdollojshme.

“Koha e qëndrimit ulur” çdo ditë përfshin çdo aktivitet të kryer në pozicion ulur ose të shtrirë që kërkon pak shpenzime energjie, si puna në laptop, shikimi i televizorit, luajtja e video-lojërave, ngasja e makinës, e madje edhe ngrënia e një vakti.

Në tërësi, mendohet se koha e qëndrimit ulur përbën më shumë se gjysmën e orëve të zgjimit të shumicës së të rriturve.

Qëndrimi ulur për tetë orë ose më shumë çdo ditë përbën rrezikun më të madh. Rezultatet nga një studim i vitit 2023, të botuar në “Journal of Diabetes Research” sugjerojnë gjithashtu se sa më e madhe të jetë koha e qëndrimit ulur, aq më e madhe është mundësia e rezistencës ndaj insulinës.

Rreziqet u rritën ndjeshëm kur koha ditore e qëndrimit tetë orë ose më shumë u shoqërua me pak ose aspak aktivitet fizik.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara