www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Daçiq flet me bindje të plotë: S’ka rrezik që Serbisë t’i vihen sanksione

Posted on October 2, 2023October 2, 2023 by User User1

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk ka rrezik real që të vendosen masa ndëshkuese ndaj Serbisë, të cilat sipas informacioneve jozyrtare, po i kërkojnë shtatë shtete të Bashkimit Evropian pas sulmit terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

“Nuk ka pasur mbledhje ku janë votuar dhe janë marrë vendime, ka pasur mbledhje komisionesh ku janë përmendur gjëra të tilla në diskutime, por nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare për këtë, as nuk ka qenë nismë zyrtare”, tha Daçiç për televizionin Prva në Serbi.

I

pyetur se pse ka thënë se në videon e publikuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ku shihet krimineli Milan Radoiçiç në Banjskë ka rënë borë, Daçiç e ka pranuar se ka gënjyer.

“Dikush më tha se ishte një video më e vjetër, nuk e kontrollova. Gabimi im. Nuk kam dashur ta shfajësoj Radoiçiçin”, shtoi kryediplomati serb.

Dy ditë më parë, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se Brukseli është duke e monitoruar nga afër nëse Serbia është duke bërë hapa të mjaftueshëm për shtensionimin e situatës në Veri, dhe nëse nuk do të shkojë në këtë drejtim, ai paralajmëroi masa të mundshme ndaj Beogradit.

“Ne jemi duke monitoruar nga afër nëse Serbia i përmbush kërkesat e BE-së dhe në rast të mospërmbushjes, BE-ja është e gatshme të marrë parasysh masat”, ka thënë Borrell.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara