www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Al Hilal dorëzon ofertën zyrtare për Mbappen: Është rekord botëror ku francezi do të bëhej më i shtrenjti dhe më i paguari në histori

Posted on July 24, 2023July 24, 2023 by User User1

Vazhdon të jetë e paqartë e ardhmja e Kylian Mbappes i cili ka kërkuar largimin nga Paris Saint Germain.

Real Madridi mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me francezin, por një tjetër klub ka bërë ofertën e parë zyrtare në drejtim të kampionëve në fuqi të Francës.

Skuadra arabe Al Hilal ka paraqitur ofertën zyrtare për t’i fituar shërbimet e Mbappes dhe bëhet fjalë për një ofertë që është rekord botëror.

Al Hilal i ka ofruar PSG-së 300 milionë euro dhe nëse pranohet kjo ofertë atëherë do të thyhet rekordi botëror i transferimeve i cili mbahet nga Neymar me 222 milionë euro.

Ndërkohë lojtarin e pret një kontratë pesë vjeçare nga e cila do të fitojë hiq më pak se 400 milionë euro në sezon, ku Mbappe do të bëhej futbollisti më i paguar në histori të futbollit.

Mbetet të shihet nëse 24-vjeçari do të pranojë një lëvizje shokuese në drejtim të kampionatit arab, ku tanimë shumë yje kanë zgjedhur milionat para karrierës në ligat më të forta evropiane.

Mediat e ndryshme evropiane kanë raportuar se Al Hilal është e gatshme t’i lejoj edhe një klauzolë largimi pas një viti Mbappes për tu transferuar në Real Madrid. /Telegrafi/

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara