Është diçka që mendja evropiane nuk arrin ta kuptojë plotësisht: Në nëntor 2024, Donald Trump mund të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Është një skenar makthi për evropianët që vuajtën barrën e antagonizmit të ish-presidentit të SHBA-ve gjatë katër viteve të tij në detyrë dhe shpresonin të mos mendonin më për të.
Fakti që pasardhësi i tij, Joe Biden, doli të ishte një nga presidentët amerikanë më miqësorë me Evropën, ndihmoi në largimin e ndjenjave të këqija të viteve të Trump-it, duke e bërë të gjithën të ndihej si një ëndërr e keqe.
A luajti vërtet Trump me idenë e tërheqjes nga NATO? Ndoshta.
A e quajti ai me të vërtetë Bashkimin Evropian një “armik” dhe Brukselin, selinë e institucioneve të bllokut, një “ferr”? Ndoshta.
Ajo që ka rëndësi është se ai është larguar.
Por ndërsa Biden hyn në vitin e fundit të mandatit të tij të parë, evropianët po detyrohen të përballen me faktin se ai së shpejti mund të jetë jashtë pushtetit dhe se Trump mund të jetë sërish në krye.
Gjatë fundjavës, një sondazh i “ABC” tregoi se Trump kryeson me gati 10 pikë përqindjeje.
Ndërkohë që ai sondazh është kritikuar si një anketim i jashtëzakonshëm, Trump rezulton vazhdimisht më i lartë se kandidatët e tjerë republikanë për president, duke sugjeruar se ai ka të ngjarë të marrë nominimin e partisë.
Nëse fiton zgjedhjet, versioni i Trump-it që merr Evropa ka të ngjarë të jetë shumë më i padiskutueshëm dhe më i egër se ai që ata njihnin.
Kjo, jo vetëm për faktin se ai dontë të largohej nga NATO, por për zotimin e tij të fundit për të arritur një “marrëveshje paqeje” në Ukrainë me presidentin rus, Vladimir Putin, mbi kokat e Ukrainës dhe BE-së.
Disa politikanë evropianë do të donin të shihnin skena të tilla.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, deklaroi në fund të muajit të kaluar se Trump ishte njeriu që mund të “shpëtojë botën perëndimore” duke i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe anëtarët e partisë së djathtë të Polonisë thonë se do të ishin të lumtur të shihnin ish-presidentin.
Por pikëpamje të tilla janë një pakicë në Botën e Vjetër, ku ndjenjat mbizotëruese për kthimin e Trump janë frika dhe ankthi.
“Trump është një makth”, tha një diplomat evropian, në mënyrë anonime për prestigjiozen “Politico”.
“Kjo nuk është diçka për të cilën mund të përgatitesh”.
Duke pasur parasysh veprimet, mund të supozohet se liderët evropianë janë duke punuar shumë për një plan në rast se Trump fiton.
Por për aq sa “Politico” zbuloi nga bisedat me afro 22 diplomatë evropianë, ekspertë dhe zyrtarë qeveritarë, asnjë plan i tillë nuk ekziston dhe nuk është në zhvillim e sipër.
