www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shtohen sëmundjet e zemrës tek të rinjtë, mjekët apelojnë për kontrolle

Posted on September 30, 2023September 30, 2023 by User User1

Sëmundjet e zemrës gjithnjë e më shumë prekin të rinjtë. Sipas Institutit për Shëndet Publik vitin e kaluar 9 të rinj kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve në zemër. Megjithatë statistikat tregojnë se personat mbi 65 vjeç mbeten ndër më të rrezikuarit nga sëmundjet e zemrës. Në ditën botërore të zemrës mjekët apelojnë për kujdes në të ushqyerit por edhe shmangien e stresit. 

“Duam të ndërgjegjësojmë të rinjtë se për fat të keq në vitin 2022, kemi 9 raste të vdekjeve të personave të rinjë, të moshave nga 20 e 34 vjeçe. Gjithashtu edhe 3 raste të sulmeve në tru.” “Stresi është një faktor tjetër që ndikon në rritjen e shtypjes dhe gjithashtu dhe sëmundjeve të zemrës dhe sulmeve në tru. Megjithatë ekzistojnë metoda se si stresi mund evitohet”, deklaroi Elena Çosevska nga Instituti Publik për Shëndetësi.

Ministri i Shëndetësisë iu bëri thirrje qytetarëve që të kryejnë kontrollet vazhdimisht me qëllim që të parandalohen komplikimet dhe pasojat nga sëmundja e zemrës.

“Grup mosha mbi 65 vjeçe është akoma më e rrezikuara dhe më e prekura nga sëmundjet kardiomaskulare. 20% i përkasin dhe popullatës më të re. Apelojmë për monitorim dhe kontroll vigjilente të të gjithë faktorëve të rrezikut si presioni i lartë i gjakut, diabeti, obesiteti dhe hiperledimia për popullatën e prekur nga këto gjendje, kurse pjesës tjetër ekzaminime të rregullta me qëllim diagnosfikimin në kohë. Këshillojmë ndalimin e pirjes së duhanit dhe zakoneve të tjera jo të shëndetshme”, u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Sëmundjet kardiovaskulare janë një ndër shkaktarët kryesor të vdekjeve në rrafsh global, ato shkaktojnë numër më të madh të vdekjeve se sa të gjithë shkaktarët e tjerë së bashku, dhe më të prekura janë vendet me të ardhura të ulëta dhe ato me të ardhura mesatare. Vlerësimet tregojnë se së paku 80% e të gjitha sëmundjeve të zemrës, infarktet dhe diabeti i tipit 2 mund të parandalohen.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara