www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Danela Arsovska me mbështetje nga Bashkimi Evropian, prezanton projektin Re-Construct

Posted on September 30, 2023September 30, 2023 by User User1

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot prezantoi projektin Re-Construct, i cili mbështetet nga Bashkimi Evropian.

Në forum morën pjesë përfaqësues nga Sllovenia, përfaqësuesi i delegacionit evropian Aleksandru Albu, përfaqësues të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve shtetërore, profesorë universitarë, ekspertë të mjedisit, si dhe përfaqësues të sektorit joqeveritar.

Qyteti i Shkupit i pari në Maqedoni me riciklimin dhe ripërdorimin e rrënojave ndërtimore për të përballuar ndotjen dhe reduktimin e mbeturinave.

Modele të reja inovative për riciklimin dhe ripërdorimin e mbetjeve të ndërtimit dhe rrënojave, duke inkurajuar koherencën e politikave, integrimin dhe vizionin afatgjatë të nismave ekzistuese në lidhje me ekonominë rrethore, ishin vetëm disa nga temat e diskutuara në forumin për prezantimin e aktiviteteve të projektit Re- Construct.

Qyteti i Shkupit është e vetmja njësi e vetëqeverisjes lokale në Maqedoni që punon në trajtimin inovativ të mbeturinave ndërtimore dhe rrënojave, duke gjetur mënyra për shndërrimin dhe ripërdorimin e tyre. Me realizimin e këtij projekti do të nisë aplikimi i riciklimit të mbetjeve të ndërtimit në territorin e qytetit, do të vendoset mekanizimi operacional për përpunimin e mbetjeve të ndërtimit, do të trajnohen 30 teknikë për menaxhimin e mekanizimit për përpunimin e ndërtimeve.

Kjo paraqet një mundësi të shkëlqyer për të shkëmbyer njohuri me komunën e Nova Goricës-Slloveni, përvoja dhe shembuj pozitivë që ndikojnë në rritjen e gatishmërisë së administratës së qytetit dhe ndërmarrjeve publike për të zbatuar zgjidhje të reja për trajtimin e mbeturinave.

Lajmet e fundit…

  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP
  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara