www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Atletico Madridi i interesuar për Vedat Muriqin

Posted on September 30, 2023September 30, 2023 by User User1

Atletico Madrid po shikon sërish mundësinë e nënshkrimit me sulmuesin e Mallorcas, Vedat Muriqin.

Sipas asaj që shkruan Sportitalia, Los Colchoneros vazhdojnë ta kenë në listën e transferimeve sulmuesin shtatlartë.

Sulmuesi i Mallorcas e nisi sezonin me një seri të keqe, por pak nga pak po rikthehemi në versionin e Muriqit që pamë sezonin e kaluar. Pas ndeshjes kundër Barcelonës, emri i tij është dëgjuar nga disa skuadra në Spanjë, e një prej tyre është Atletico Madrid.

Sulmuesi shqiptar do të futej lehtë në sistemin e Diego Simeones, pasi është një lojtar luftarak dhe i aftë për t’i fituar të gjithë topat që i dërgohen drejt tij.

Një ofertë prej rreth 20 milionë euro mund të vijë në tryezë nga Atltico Madridi për Mallorcan.

Muriqi ka kontratë me Mallorcan deri në vitin 2027 dhe është i lumtur në këtë klub, gjë që e ka cekur disa herë.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara