www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Temperaturat e larta në dy vitet e fundit shkrijnë 10 përqind të akullit në Zvicër

Posted on September 30, 2023September 30, 2023 by User User1

Një panel i Akademisë Zvicerane të Shkencave njoftoi përshpejtimin dramatik të shkrirjes së akullnajave në vendin alpin, i cili humbi 10 për qind të akullit të tij në vetëm dy vjet, pas temperaturave të larta gjatë verës dhe reshjeve të pakta të borës gjatë dimrit.

Zvicra, vendi në të cili ka rreth 1.400 akullnaja, më së shumti nga të gjitha vendet tjetra në Evropë, përjetoi tkurrjen e 4 për qind të vëllimit të saj të përgjithshëm të akullnajave në vitin 2023, tkurrja e dytë më e madhe për një vit, në krye të një shkrirje prej 6 për qind të vëllimit të akullnajave në 2022, njoftoi Komisioni Akademik për Vëzhgimin e Kriosferës.

“Përshpejtimi i shkrirjes është dramatik, pasi brenda dy viteve të fundit ka humbur aq shumë akull sa në periudhën midis viteve 1960 dhe 1990”, thekson komisioni akademik.

Ekipi i ekspertëve pohon se “humbja e madhe e akullit” shkaktohet nga dimrat e butë me shumë pak borë, e cila bie në majë të akullnajave dhe i mbron nga ekspozimi ndaj rrezeve direkte të diellit dhe temperaturave të larta të verës.

“Shkrirja e disa metrave të akullit u mat në jug të Valais dhe luginën Engadin në një lartësi prej 3.200 metrash, ku akullnajat deri vonë ruanin ekuilibrin e tyre”, tha komisioni.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara