www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Fëmijët gjetën trupin e pajetë të së ëmës”, flet shoqja e shqiptares që u vra në Itali: Burri i saj ishte i frikshëm. Ishte ekzekutim

Posted on September 29, 2023 by User User1

Mediat italiane e kanë cilësuar shqiptaren Klodiana Vefa që u vra nga bashkëshorti i saj, Alfred Vefa me plumb në kokë, si një grua punëtore dhe të shkëlqyer. 

Para disa vitesh ajo arriti të ndahej nga i shoqi i cili ishte një njeri i dhunshëm. Një shoqe e Klodianës, po ashtu shqiptare e cila jeton në Castelfiorentino, në provincën e Firences, tha për median italiane LaPresse:

“Ai ushtronte dhunë të fortë fizike dhe psikologjike. Ajo ishte gjithmonë me humor dhe buzëqesur, por ndryshoi plotësisht pas problemeve që i shkaktonte bashkëshorti. Ai njeri ishte vërtet i frikshëm, por Klodiana nuk e denoncoi kurrë atë dhe kjo zgjati për një kohë të gjatë. Nuk e di pse pranoi ta takonte, këtë nuk duhet ta bënte kurrë. Ai kishte filluar një jetë të re, kishte një grua tjetër. Nuk e kuptoj se çfarë e shtyu ta bënte këtë krim, ishte një ekzekutim. Ata fëmijë mbetën vetëm, si do të mbijetojnë nga kjo traumë”, komentoi më tej shoqja e shqiptares se vrarë.

Kush ishte Klodiana Vefa?

“Ai që guxon jeton, ai që pendohet mbijeton”, është një nga frazat e gjetura në rrjetet sociale të Klodiana Vefës, 35 vjeçe, me origjinë shqiptare, e cila jetonte prej disa kohësh në Castelfiorentino, ku ishte pjesë e komunitetit dhe kishte studiuar në Institutin e Lartë F. Enriques.

Vefa kishte dy fëmijë, të mitur me të cilët ndante shpesh herë foto në rrjetet sociale. Sipas disa gazetave lokale, trupi i gruas së pajetë në rrugë është gjetur nga fëmijët e saj. Kërkimi për bashkëshortin e Klodiana Vefës vijon ende.

Klodiana Vefa punonte si kameriere në një restorant jo shumë larg vendit ku u vra. Sipas informacioneve të mbledhura deri më tani, duket se gruaja, nënë e dy djemve 17 dhe 14 vjeç, u vra nga të shtënat me armë zjarri në rrugë, në via Galvani, një fshat në Puppino. Tre të shtëna janë raportuar nga policia në vendin e krimit. Burri që ka qëlluar është arratisur menjëherë me makinën e tij.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara