www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Antikorrupsioni: Bujar Osmani duhet të dalë para gjykatës

Posted on September 29, 2023September 29, 2023 by User User1

Në muajin tetor, Bujar Osmani do të duhet të paraqitet para organeve të ndjekjes penale lidhur me akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhu me një marrëveshje të arritur për kartelat dixhitale, ndërsa i referohet kohës që ai ishte ministër i shëndetësisë. Këtë e bëri të ditur Komisioni për parandalimin e korrupsionit, duke sqaruar se me këtë lëndë tani do të merren institucionet kompetente. Komisioni sqaroi se denoncimi është bërë nga një parashtrues i panjohur.

“ Lënda numër 12 470, nga ana e një parashtruesi të panjohur, kundër Bujar Osmanit, ish ministër I shëndetësisë, akuzat kanë të bëjnë me dyshimet lidhur me marrëveshjen e arritur lidhur me dhënien e kartelave shëndetësore dixhitale. Gjykata njofton se seanca e ardhshme tashmë është caktuar për në tetor të 2023-tës, pra procedura po vijon ende, ndërsa prokuroria shtetërore poashtu njofton se ka vepruar dhe poashtu njofton se procedura është në prokurorinë themelore publike, dhe se është caktuar seanca gjyqësore për në tetor”, thonë nga Antikorrupsioni.

Në denoncimin e dorëzuar tek komisioni, theksohet se ish ministri kishte lidhur marrëveshje me një kompani që e kishte fituar tenderin, ndërsa punët i ka kryer përmes një kompanie tjetër.

“ Në denoncim, parashtruesi thekson se ish ministri i shëndetësisë, lëndën marrëveshje për prokurim për integrim të sistemit informatik shëndetësor që nga ana e ministrisë së shëndetësisë është anuluar me deklaratë për prishje të marrëveshjes. Në denoncim theksohet se ish ministri ka lidhur marrëveshje me një kompani që kishte fituar tenderin, ndërsa puna është kryer përmes një kompanie tjetër ….“, thonë nga Antikorrupsioni.

Pyetëm ish ministrin Osmani nëse e ka pranuar thirrjen nga gjykata dhe si e vlerëson këtë proces po nuk morëm përgjigje. /Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara