www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Po kthehej nga puna, burri vret gruan shqiptare në mes të rrugës në Itali

Posted on September 29, 2023 by User User1

Një 35-vjeçare shqiptare është vrarë mbrëmjen e sotme në Itali.

Mediat vendase bëjnë me dije se 35-vjeçarja shqiptare Klodiana Vefa, me leje të rregullt qëndrimi, është vrarë në mes të rrugës duke u kthyer nga puna në shtëpi.

Vrasja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një rrugë periferike në Castelfiorentino pak pas orës 20:00. Banorët e zonës kanë dhënë alarmin kur kanë dëgjuar të shtënat e një arme.

Sipas një rikonstruksioni të parë të hetuesve, burri i shqiptares e ka pritur në rrugë por nuk dihet nëse ka pasur një diskutim para vrasjes. Më pas ai ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar në kokë. Autoritetet italiane tani po kërkojnë bashkëshortin e gruas, i cili rezulton problematik dhe nuk jeton më me viktimën.

Fëmijët e çiftit u thanë hetuesve për disa mosmarrëveshje që kishin ndodhur mes nënës dhe babait në të kaluarën por në polici nuk kishte asnjë ankesë.

Karabinierët kanë vendosur postblloqe përgjatë rrugëve të zonës. Kërkimet janë shtrirë jo vetëm në të gjithë Valdelsa, por edhe përgjatë rrugës që shkon nga Castelfiorentino në Siena dhe gjithashtu drejt Firences. Karabinierët kanë kontrolluar edhe në shtëpitë e braktisura por pa sukses.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara