
At Europol headquarters,Hag-Europian police chief convention
Delegacioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga drejtori i Byrosë për siguri publike, dr. Sasho Tasevski dhe shefi i Interpollit Refik Çerimi, më 26 dhe 27 shtator, në selinë e Europol-it në Hagë të Holandës, morën pjesë në Konventën Evropiane të Shefave të Policisë 2023 projektuar si një panel diskutimi mbi temat aktuale që sfidojnë vendet e Evropës. Krimi i organizuar si faktor destabilizimi i shoqërisë sonë, ritmet dinamike të vlerësimit të krimit kibernetik, si dhe sfidat e migrimit të paligjshëm ishin temat kryesore të diskutimit gjatë konventës dyditore.
Në kuadër të Konventës Evropiane, drejtori Tasevski realizoi takim bilateral me drejtoreshën ekzekutive të Europolit, Katrin De Bol, në të cilën u diskutua për bashkëpunimin aktual të suksesshëm strategjik dhe operacional ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Europolit. De Bol theksoi suksesin në luftën kundër kontrabandës së emigrantëve, duke pasur parasysh fluksin e reduktuar të emigrantëve të paligjshëm nëpër territorin e RMV.
