Komuna e Sarajit prezentojnë dy punonjëse që do i shërbejnë banorëve të komunës së Sarajit, znj. Isra Ilazi Sallahi e cila emërohet shef e kabinetit të kryetarit z.Blerim Bexhetit, si dhe zëdhënësen e Komunës së Sarajit znj. Shpresa Çilafi.
Në faqen zyrtare të komunes theksojnë :
Jemi krenarë që në komunën tonë të shpallim një nismë të re për here të parë, që jo vetëm që promovon barazinë gjinore, por gjithashtu shfrytëzon potencialin e jashtëzakonshëm të grave që kanë në komunitetin tonë.
Nga sot ju prezentojmë dy punonjëse që do i shërbejnë me nderë dhe përkushtim banorëve të komunës së Sarajit, znj. Isra Ilazi Sallahi e cila emërohet shef e kabinetit të kryetarit z.Blerim Bexhetit, si dhe zëdhënësen e Komunës së Sarajit znj. Shpresa Çilafi.
Perspektivat e ndryshme çojnë në vendime më të mira dhe në komunitete më aktive, kjo është edhe arsyeja pse ne po promovojmë në mënyrë aktive rekrutimin e grave të talentuara në komunën tonë.


