www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shqipëri/ Vdekja e 17-vjeçarit, kapet në doganën e Qafë Botës pronari i lokalit

Posted on September 27, 2023September 27, 2023 by User User1

Pronari i lokalit të natës në Sarandë, ku një muaj më parë humbi jetën kamarieri 17-vjeçar, është vënë sot në pranga.

37-vjeçari Spiro Iljadhi u shpall në kërkim pas tragjedisë dhe këtë të mërkurë, u kap në pikën kufitare të Qafë Thanës. Gjykata e Sarandës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Në pranga është vënë edhe Lulëzim Allkushi, si personi përgjegjës për montimin e ashensorit të lokalit.

Në 26 gusht, Antonio Delilaj humbi jetën, pasi u zu poshtë nga ashensori i lokalit ku punonte si ndihmës kamarier. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës në lagjen nr.1.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara