Mjekët apelojnë që qytetarët të përdorin aparatet e klimës në mënyrë që të ruajnë shëndetin, duke theksuar, para së gjithash, që dallimet midis temperaturave të jashtme dhe të brendshme të ajrit në lokale nuk duhet të jetë më e madhe se shtatë gradë Celsius.
I ftohti artificial mund të shkaktojë: dhimbje muskulore, fyti, qafe, bronkite dhe infeksione bakteriale.
Kollë, dhimbje fyti dhe muskujsh… Këto janë shqetësimet më të njohura të ajrit të klimatizuar. Megjithëse patologët e konsiderojnë mjaft të dobishëm, këshillojnë të tregoheni të kujdesshëm për rreziqet që mund t’ju kanosen nga keqpërdorimi i tij. Kështu, ekspertët rekomandojnë një përdorim të kujdesshëm gjatë vakteve dhe natës, si dhe pastrimin e filtrave.
I ftohti artificial mund të shkaktojë një sërë problemesh serioze për shëndetin, që variojnë që nga dhimbjet muskulore, fytit, qafës, deri në bronkite, pulmonit dhe infeksione bakteriale. Nëse temperaturat ruhen të ulëta gjatë natës, mund të provokohen dhimbje muskulore, por dhe laringjite dhe trakeite. Ndërsa pas vakteve, shoku termik i kalimit të nxehtësisë së brendshme të ambientit mund të provokojë probleme me tretjen. Por mund të shkaktohen dhe patologji më të rënda, sidomos te të moshuarit, fëmijët dhe të sëmurët kronikë, te të cilët luhatjet e menjëhershme të temperaturave mund të shkaktojnë probleme serioze./alsat m