www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

BERZH: Këtë vit Maqedonia do të ketë rritje ekonomike për 2%

Posted on September 27, 2023 by User User1

Maqedonia e Veriut këtë vit do të ketë rritje të bruto prodhimit vendor (BPV) prej 2 për qind, ndërsa në vitin 2024 prej 3 për qind, parashikon Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin e fundit për gjendjen e ekonomive në rajonin që i mbulon.

“Rritja e BPV -së me siguri do të mbetet modeste në vitin 2023 prej rreth 2 për qind, para se të rritet deri në 3 për qind në vitin 2024, për shkak të rimëkëmbjes së pritshme ekonomike globale. Edhe krahas rritjes së mëtejshme të pagave minimale nga prilli i vitit 2023, rritja e pensioneve dhe kufizimet e çmimeve për disa produkte bazë, kërkesa e familjeve do të mbetet e heshtur në vitin 2023, pasi nivelet e larta të inflacionit i ulin të ardhurat reale. Ngadalësimi ekonomik i partnerëve kryesorë tregtarë do të ndikojë në eksport, ndërsa rritja e pasigurisë dhe shtrëngimi i kushteve për financim mund të ndikojnë në besimin e investitorëve”, theksohet në raportin e BERZH-it për vendin.

BERZH-i pret që rritja ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor të ngadalësohet deri në 2 për qind në vitin 2023, ndërsa vitin e ardhshëm të arrijë deri në 3.4 për qind.

Nga vendet në rajon, rritje më të madhe ekonomike këtë vit do të kenë Mali i Zi dhe Kosova 3.5 për qind, Shqipëria dhe Kroacia 2.5 për qind, Greqia 2.4 për qind, Serbia 1.8 për qind, Bullgaria 1.6 për qind, ndërsa rritje më të vogël Bosnja e Hercegovina 1.5 për qind.

Lajmet e fundit…

  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP
  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara