www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Zjarr në një dasmë në Irak, mbi 100 viktima dhe 150 të plagosur

Posted on September 27, 2023 by User User1

Të paktën 100 persona kanë vdekur dhe 150 të tjerë janë plagosur nga zjarri që shpërtheu në një ceremoni martesë në Irakun verior. Të martën në mbrëmje qindra njerëz po festonin në Al-Hamdaniya në provincën veriore Nineveh të Irakut, kur zjarri shpërtheu në vendin e ngjarjes.

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi zjarrin, por raportet e para flasin se ai shpërtheu pasi u ndezën fishekzjarrët. Mendohet se panelet mund të kenë marrë flakë, duke bërë që pjesët e tavanit të përfshihen nga flakët dhe të bien.

“Zjarri çoi në shembjen e pjesëve të sallës si rezultat i përdorimit të materialeve të ndërtimit shumë të ndezshme dhe me kosto të ulët që shemben brenda pak minutash kur shpërthen zjarri”, tha drejtoria e mbrojtjes civile të Irakut, cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve INA.

Nuk ishte e qartë nëse nusja dhe dhëndri ishin mes viktimave. Raportet fillestare në mediat irakiane thanë se ata kishin vdekur nga flakët, ndërsa agjencia e lajmeve Nina më vonë raportoi se ata ishin gjallë, por po trajtoheshin për djegie.

Një foto e postuar nga Nina tregonte dhjetëra zjarrfikës që po luftonin me zjarrin, dhe fotot nga gazetarët lokalë në mediat sociale tregojnë mbetjet e djegura brenda sallës së ngjarjeve.

Zëvendësguvernatori i Nineveh, Hassan al-Allaq, tha se 113 persona ishin konfirmuar të vdekur, ndërsa agjencia shtetërore e lajmeve INA tha se numri i të vdekurve ishte të paktën 100, me 150 të plagosur.

Të plagosurit janë transferuar në spitalet në të gjithë rajonin e Nineveh, tha guvernatori i rajonit për INA. Por sipas tij numri i vdekjeve dhe lëndimeve mund të rritet.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara